Home > Agriculture and Rural Development > Vlerësimi i zinxhirit të vlerës për produktin e zgjedhur në Maliq dhe ndërtimi i modulit të trajnimit sipas nevojave të fermerëve – Fasulja

Ky hulumtim, i zbatuar nga ACER, përdori një metodologji cilësore që përfshinte analiza dokumentacioni, intervista në terren dhe një analizë të zinxhirit të vlerës për fasulen. Në një workshop të zhvilluar në Maliq, fasulja u përzgjodh si produkti potencial për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e jetesës, bazuar në potencialin e saj të tregut dhe përfshirjen sociale. Intervistat dhe diskutimet me aktorët kyç treguan se fasulja ka ndikim të madh në sigurimin e punësimit dhe rritjen e rolit të gruas në ekonominë lokale. Megjithatë, fermerët përballen me sfida të mëdha, si mungesa e vaditjes, kostot e larta të prodhimit dhe presioni nga tregtarët për çmime të ulëta. Kapacitetet e pashfrytëzuara të prodhimit dhe vështirësitë në gjetjen e tregut kanë çuar në uljen e eficiencës dhe mbetjen e produkteve në stok.

ACER_WVA_Raport i plote_Vleresimi i zinxhirit te vleres (Maliq_Fasulja 24.03.2021)

This project was supported by World Vision Albania.

Spread the love

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*