Ky hulumtim, i zbatuar nga ACER, përdori një metodologji cilësore që përfshinte analiza dokumentacioni, intervista në terren dhe një analizë të zinxhirit të vlerës për fasulen. Në një workshop të zhvilluar në Maliq, fasulja u përzgjodh si produkti potencial për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e jetesës, bazuar në potencialin e saj të tregut dhe përfshirjen sociale. Intervistat dhe diskutimet me aktorët kyç treguan se fasulja ka ndikim të madh në sigurimin e punësimit dhe rritjen e rolit të gruas në ekonominë lokale. Megjithatë, fermerët përballen me sfida të mëdha, si mungesa e vaditjes, kostot e larta të prodhimit dhe presioni nga tregtarët për çmime të ulëta. Kapacitetet e pashfrytëzuara të prodhimit dhe vështirësitë në gjetjen e tregut kanë çuar në uljen e eficiencës dhe mbetjen e produkteve në stok.
ACER_WVA_Raport i plote_Vleresimi i zinxhirit te vleres (Maliq_Fasulja 24.03.2021)
Ky projekt eshte mbeshtetur nga World Vision Albania.