ACER shpall kërkesë për ofertë për blerjen e një laptopi për zyrën, në kuadër të projektit rajonal “Zbatimi i Parimeve të Qeverisjes së Mirë në Projektet PPP (GO PPP)”. Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë ofertat elektronike në acertirana@gmail.com deri më 10 Tetor 2025duke përfshirë specifikimet teknike, garancinë dhe ofertën financiare. Detajet e plota të kërkesës mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Njoftime ACER
Vende te lira Pune

Researcher
ACER po punëson Kërkues (pozitë me kohë të plotë)
PERSHKRIMI I PUNES
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv të ACER-it, detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të kësaj pozite janë të lidhura me zbatimin e aktiviteteve të kërkimit në vazhdim në të gjitha projektet që lidhen me çështje socio-ekonomike. Këto detyra do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me stafin e caktuar për projektin.
Zbatimi (ekspertë me kohë të pjesshme)
–
KRITERET E PERZGJEDHJES
-Diplomë master në ekonomi, ekonometri, statistika, politika publike, ose fusha të tjera të lidhura
-Më shumë se 1 vit përvojë pune relevante, përfshirë hartimin dhe menaxhimin e vlerësimeve, analiza kuantitative, kërkime në terren, dhe përvojë menaxheriale
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe shqipe;
– Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit;
– Aftësi ndërpersonale dhe aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie efektive me stafin;
– Aftësi efektive në shkrim, komunikim dhe në prezantime;
– Interes i lartë për kërkimin;
– Njohuri të programeve statistikore;
–
Aplikimi
Për të aplikuar për këtë pozita, ju lutem dërgoni email në zef.preci@gmail.com brenda afatit:
– CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– Dy letra referencash të lëshuara nga një profesor universitar dhe punëdhënësi i fundit (në rast se keni përvojë pune).
Programi i praktikës
ACER mirëpret aplikime nga studentë të rinj për t'u bashkuar me fushat tona të programit.
