Home > Reports and Studies > Raporti Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit (CMS) 2025- Shqipëri

Raporti Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit (CMS) 2025 tregon se korrupsioni vijon të mbetet një sfidë serioze në Shqipëri dhe një pengesë për integrimin në Bashkimin Evropian. 59% e qytetarëve deklarojnë se kanë paguar ryshfet, ndërsa 54% janë përballur me kërkesa për ryshfet, duke dëshmuar nivel të lartë ekspozimi ndaj korrupsionit administrativ.

Megjithatë, vërehen edhe zhvillime pozitive: 69% e qytetarëve e konsiderojnë ryshfetin të papranueshëm, ndërsa besimi në përpjekjet kundër korrupsionit është rritur, veçanërisht falë veprimtarisë së SPAK. Pavarësisht kësaj, 77% e qytetarëve mbeten pesimistë për të ardhmen, duke besuar se niveli i korrupsionit nuk do të ndryshojë.

Raporti thekson nevojën për forcimin e veprimeve institucionale, rritjen e rolit të shoqërisë civile dhe vazhdimin e reformave për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit.

Për më shumë lexoni raportin e plotë:

ACER_SELDI_Albania_CMS 2025_AL

Spread the love

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*