Home > Evente > Workshop mbi Hartën e Rrugës për Hapjen e Parlamentit

Me 5 Nëntor, 2024Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy (WFD), organizoi një workshop për Harten e rrugës së Hapjes Parlamentare. Ky workshop ofroi mundësinë për shkëmbimin e njohurive, praktikave më të mira dhe rekomandimeve për përmirësimin e hapjes parlamentare dhe forcimin e shtyllave kryesore të demokracisë, përfshirjes dhe llogaridhënies, të cilat janë thelbësore për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Workshopi bashkoi aktorë kyç nga shoqëria civile dhe institucionet, të cilët shqyrtuan se si praktikat transparente parlamentare mund të nxisin llogaridhënien dhe besimin në qeverisje.

Pjesëmarrësit ofruan komente mbi metodologjinë e përdorur në zhvillimin e hartës së rrugës, si dhe u njohën me gjetjet kyçe të dokumentit të hartës së rrugës.

Axhenda dhe Ftesat:

ACER dhe WFD Ftesa dhe axhenda e Workshopit

Prezantimet gjatë Eventit

Metodologjia nga Brunilda Kosta ACER Ekspert 

Hapat kryesorë të ardhshëm të nismës së Parlamentit të hapur nga ekspertja juridike Zyrhada Kongoli

Përshkrime të shkurtra të organizatave që diskutuan gjate workshopit

Fotot gjatë Eventit:

Spread the love

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*