ACER zhvilloi një seminar në 4 dhjetor 2023 ku u prezantuan gjetjet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit, një metodologji e hartuar dhe zbatuar në kuadër të projektit SELDI.
Në vitin 2023 u zhvillua raundi i shtatë i Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Evropën Juglindore. Partneri i SELDI-t, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) ndërmori një anketë kombëtare në fillim të vitit 2023 me 1015 të anketuar në të gjithë vendin, i cili gjurmoi përvojat e qytetarëve me presionin e korrupsionit dhe përfshirjen në të (viktimizimin), si dhe perceptimet mbi nivelin e korrupsionit dhe përpjekjeve kundër korrupsionit. Ky studim bazohet në të njëjtën metodologji (zhvilluar nga CSD) dhe është kryer në vitet 2001, 2002, 2014, 2016, 2019, 2021 dhe tani në 2023, duke ofruar analiza specifike të të dhënave të mbledhura. Qëllimi i Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit është të gjurmojë presionin e korrupsionit, përfshirjen e qytetarëve në korrupsion dhe perceptimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ai mat gjithashtu kapacitetin dhe aftësinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar problemin në mënyrë efektive. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit nxjerrin në pah zhvillimet pozitive dhe negative në vend. Përveç kësaj, ato ofrojnë gjithashtu informacion të rëndësishëm se si problemi mund të trajtohet në mënyrë efektive në Shqipëri.
Dokumentet e Workshopit:
Shënim Konceptuale të Workshopit
Prezantimet:
Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile në Luftën Kundër Korrupsionit
Pjesëmarrja e Komunitetit të Biznesit në Luftën Kundër Korrupsionit Shikohet Si Një Nevojë e Kohës
Fotot gjatë eventit:
Prezenca e Medias







