Angazhimet kombëtare dhe ndërkombëtare për gratë mund të realizohen vetëm nëse ekzistojnë sisteme përgjegjshmërie që merren me gjininë, jo vetëm në teori, por edhe në realitet. “Përgjegjshmëria nga perspektiva e të drejtave të grave ekziston kur të gjitha gratë janë në gjendje të kërkojnë shpjegime nga ata që janë në pushtet për veprimet që i prekin ato, dhe mund të nisin veprime korrigjuese – siç është votimi – kur ata që janë përgjegjës dështojnë të promovojnë të drejtat e tyre.”
Në realizimin e anketës "Perceptimi Publik mbi Pjesëmarrjen e Grave në Zgjedhje në Shqipëri", ACER dhe ASET tentuan të matnin perceptimet e njerëzve mbi citimin dhe konceptin e mësipërm, si dhe aplikimin e tij në Shqipëri. Anketa u fokusua në dy çështje kryesore: (1) vlerësimi i praktikave të votimit me një këndvështrim gjinor – kuptimi i mënyrës dhe arsyeve pse burrat dhe gratë votojnë; dhe (2) perceptimet e njerëzve për pjesëmarrjen e grave në zgjedhje si votuese dhe si kandidatë, si dhe në pozita vendimmarrëse.
Kjo botim është përgatitur nga: Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET) me mbështetje nga... Development Fund of the United Nations for Women – UNIFEM .
Shiko per publikimet e plota:
English: Public perception of women’s participation in elections in albania
Shqip: Perceptimi Publik ne Lidhje me Pjesemarrjen e Grave ne zgjedhje ne Shqiperi
Ky projekt eshte mbedhtetur nga United Nations
Development Fund for Women.