Ky raport thekson zbatimin e projektit “Ankesat e qytetarëve kundër gjyqësorit: Për një rritje të transparencës dhe përgjegjshmërisë së gjygjësorit ndaj publikut”, i udhëhequr nga një konsorcium prej tre organizatash me mbështetjen e Programit të USAID-it për Sundimin e Ligjit. Projekti synonte të promovonte një gjyqësor më të përgjegjshëm dhe transparent duke rritur përfshirjen e publikut në monitorimin e sjelljes gjyqësore dhe duke përmirësuar mekanizmat për trajtimin e ankesave të qytetarëve. Elementet kryesore përfshinin mekanizmat e monitorimit të ankesave, analizimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në inspektimet gjyqësore. Objektivat përfshinin vlerësimin e statistikave të ankesave, përmirësimin e procedurave të ankesës, informimin e publikut për proceset e ankesave, përfshirjen e palëve të interesuara në propozimet për reforma dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për mbikëqyrjen gjyqësore.
Ankesat e qytetareve ndaj gjyqesorit
Ky projekt eshte mbeshtetur nga USAID.