Raporti eksploron shkallën, mjetet dhe ndikimin e fuqisë së ashpër të Rusisë përmes fenomenit të kapjes së medias në Evropën Juglindore, duke përfshirë anëtarët e BE-së Bullgarinë dhe Kroacinë, si dhe kandidatët për anëtarësim në BE, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. Vlerësimi krahasues zbardh instrumentet, kanalet dhe narrativat e dezinformatave ruse, ndikimin e mesazheve të Kremlinit në perceptimet shoqërore dhe mbivendosjen në rritje të taktikave të ndikimit mes Rusisë dhe shteteve të tjera autoritare që veprojnë në Ballkan, veçanërisht Kinës. Raporti ofron një analizë të thellë mbi mënyrat e përhapjes së ndikimit rus dhe të tjerë, si dhe efektet e tyre në perceptimet shoqërore dhe politikën në rajon.
Ky projekt eshte mbeshtetur nga CSD.