Studimi “Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal në V4 dhe WB6: Ndarja e Eksperiencës dhe Njohurive në Kontekstin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Rindërtimit pas COVID-it” është përgatitur në kuadër të projektit “Mbështetje nga V4 për Promovimin e Tregut të Përbashkët Rajonal të WB6: një treg për rindërtimin pas COVID-it” (01/10/2021 – 30/09/2022), i cili është mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit.
Në mesin e ekipit të hulumtuesve të kësaj botimi, ka kontribuar gjithashtu Zef Preçi dhe Ilir Ciko nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER).
Kerkimi i kryer është i dedikuar për analizimin e dallimit në bashkëpunimin ekonomik para dhe pas hyrjes së ekonomive të V4 në BE dhe si mund të shpejtohet procesi i integrimit evropian të ekonomive të WB6, me fokus në bashkëpunimin më të ngushtë ekonomik mes V4 dhe WB6 në periudhën pas COVID-it. Projekti ka një rëndësi rajonale, pasi fokusohet në integrimin ekonomik rajonal përmes zhvillimit të Tregut të Përbashkët Rajonal të WB6 duke përdorur përvojat nga ish-CEFTA, CEFTA 2006 dhe përvojat e V4 pas anëtarësimit të plotë në BE dhe integrimit në tregun e përbashkët (përvoja e V4: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia).
Shiko raportin e plote
English: Regional Economic Cooperation in V4 and WB6
Ky projekt eshte mbeshtetur nga Visegrad Fund.