ACER mbajti një forum më 27 shkurt 2024, me titull: “Forcimi i Rolit Mbikëqyrës të Legjislativit në Vlerësimin e Mundësive të Korrupsionit të Projektligjit për Zonat e Mbrojtura”.
Ky forum u mbajt nga ACER në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy (WFD) në kuadër të projektit: “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një parlamenti më të përgjegjshëm”, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Të pranishmit shqyrtuan problemet që do të ndjekë procedura e përdorur në miratimin e projektligjit për zonat e mbrojtura, shqetësimin e organizatave të shoqërisë civile për konsultim të pamjaftueshëm, reagimet e institucioneve ndërkombëtare si dhe rreziqet e mundshme që lidhen me zbatimin e tij.
Dokumentet e Forumit:
Përshkrime të shkurtëra të folësve
Fotot gjatë forumit:







