Home > Infografikë dhe postera > Forcimi i Integritetit në Procesin Ligjvënës: Kontributi i OSHC-ve përmes Vlerësimit Parandalues për Korrupsion

ACER (Albanian Center for Economic Research) dhe AIS (Albanian Institute of Science), në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy, kanë kontribuar në rritjen e transparencës dhe integritetit të procesit ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë përmes zbatimit të metodologjisë së Vlerësimit Parandalues për Korrupsion (CPL). Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Western Balkans Framework: Investing in Democratic Resilience”, financuar nga British Embassy Tirana.

Përmes trajnimeve për rritjen e kapaciteteve dhe një modeli mentorimi me ekspertë, 8 organizata të shoqërisë civile u pajisën me njohuri dhe aftësi për të monitoruar projektligjet, për të identifikuar rreziqet potenciale për korrupsion dhe për të hartuar opinione analitike për përmirësimin e legjislacionit.

Si rezultat i këtij procesi, u hartuan 3 opinione CPL për projektligje në fusha kyçe si integriteti publik, menaxhimi i mbetjeve dhe inovacioni teknologjik. Opinionet u prezantuan në 3 tryeza diskutimi me pjesëmarrjen e deputetëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, duke nxitur dialog konstruktiv dhe duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së legjislacionit.

Analiza e versioneve të projektligjeve tregon se 15–30% e rekomandimeve të dhëna nga ekspertët janë reflektuar në ligjet e miratuara, duke dëshmuar ndikimin konkret të kësaj nisme në procesin ligjvënës dhe në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Lexo inforgrafikun e plote 

Spread the love

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*