Ky raport paraqet një analizë të bazuar në anketat dhe studimet e ndërmarrjeve formale të realizuara nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), së bashku me pasqyrime nga funksionarët doganorë dhe ekspertët për çështjet e tregtisë ndërkufitare. ACER e vlerëson kontributin e çmuar të të gjithë bashkëpunëtorëve të përfshirë në punën në terren për anketat. Falenderime të veçanta i shprehen Qendrës për Sipërmarrjen Private Ndërkombëtare dhe Prof. Tomas Mroczkowski për ndihmën dhe sugjerimet e dhëna gjatë fazave të projektit. Analiza empirike është pjesë e një përpjekjeje kërkimore të vazhdueshme, dhe ACER merr përgjegjësinë për çdo gabim apo lëshim. Komentet, sugjerimet dhe vërejtjet janë të mirëpritura para finalizimit të raportit.