Ky raport analizon rreziqet që lidhen me keqpërdorimin e transferimeve fiskale nga qeveria qendrore te qeveritë lokale në nëntë vende të Evropës Juglindore (EJL) (Bullgari, Kroaci, Hungari, Rumani, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi). Këto transferime zakonisht përdoren si një mjet i politikave të barazimit, që synojnë të kompensojnë pabarazitë në zhvillimin ekonomik të njësive territoriale. Megjithatë, kur sundimi i ligjit komprometohet, transferimet ndërqeveritare bëhen të ndjeshme ndaj rreziqeve të korrupsionit, të cilat minojnë efektivitetin e tyre dhe çojnë në shpërdorimin ose devijimin e fondeve. Shtrembërimet e krijuara nga transferimet klienteliste rrezikojnë të përkeqësohen më tej nga manipulimet në prokurimet e qeverisjes lokale.
Previous SEE Good Governance Reports (under #R2G4P):
This project is financed by Norway grants.