Katalogu i zhvilluar me mbeshtetjen Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe TCP "Ngritja e Kapaciteteve për Mbështetjen e Konservimit dhe Përdorimit In-situ të Resurseve Gjenetike të Kafshëve" në Shqipëri, paraqet përpjekjet e para të rëndësishme për të identifikuar, vlerësuar, ruajtur dhe përdorur në mënyrë të qëndrueshme burimet gjenetike autoktone të kafshëve të fermave në Shqipëri (FAnGR). Një Rrjet Kombëtar përgjegjës për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit ka vlerësuar statusin e racave lokale dhe ka identifikuar ndërhyrjet e nevojshme. Katalogu detajon 34 raca/popullata lokale, duke përfshirë karakteristikat e tyre morfologjike, madhësinë e popullsisë, numrat e riprodhimit, sistemet e prodhimit dhe nevojat e ruajtjes, në përputhje me standardet e FAO-s. Ai shërben si një burim kyç për ruajtjen e FAnGR dhe përdorimin e qëndrueshëm në Shqipëri.
Katalogu i racave: popullatave autoktone ne kafshet e fermes