Home > Migration > STUDIM MBI SHËRBIMET DHE ASISTENCËN E OFRUAR NDAJ TË RIKTHYERVE NË NIVEL LOKAL NË 13 BASHKI TË SHQIPËRISË

Raporti i “STUDIMIT MBI SHËRBIMET DHE ASISTENCËN E OFRUAR NDAJ TË RIKTHYERVE NË NIVEL LOKAL, NË 13 BASHKI TË SHQIPËRISË” paraqet një këndvështrim të pavarur dhe të bazuar në prova të shërbimeve, asistencës si dhe të sfidave me të cilat përballen emigrantët shqiptarë të rikthyer në vend mbas një përvoje personale në vendet perëndimore. Përmes një procesi konkurrimi, Qendra Shqiptare për Kërkime
Ekonomike (ACER) ka qenë përzgjedhur nga World Vision për të analizuar shërbimet dhe asistencën që ju është ofruar emigrantëve që kthehen të jetojnë në Shqipëri dhe mbi këtë bazë të formulojë disa masa të mundshme për të lehtësuar procesin e riintegrimit të tyre, sidomos në jetën ekonomike të vendit. Studimi u krye duke u bazuar në një dokument strategjik si “Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani i Veprimit 2019-2022” që përmban objektivaspecifike për të ekzaminuar çështje që prekin kryesisht shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por dhe ata që kërkojnë të kthehen në shtëpi. Dokumenti i Strategjisë Kombëtare për Migracionin siguron lehtësimin e kthimit dhe riintegrimin socio-ekonomik të shtetasve
shqiptarë, në partneritet me shoqëritë civile apo aktorë të tjerë që mund të përfshihen në funksionimin e mekanizmit të riintegrimit.

ACER_WV_ALB_ Studim mbi sherbimet dhe asistencen e ofruara ndaj te rikthyerve

Ky projekt eshte mbeshtetur nga World Vision Albania.

Spread the love

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*