Policy Brief
Europa Juglindore (SEE) mbetet një nga objektivat më të cenueshme të luftës hibride të Kremlinit kundër Bashkimit Evropian dhe Perëndimit demokratik. Kombinimi i kapjes së shtetit dhe mediave, tensioneve etnike të pazgjidhura si brenda ashtu edhe midis vendeve, si dhe trashëgimia e ndikimit kognitiv rus, e bën rajonin veçanërisht të ndjeshëm ndaj agresionit të Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës. Financat e paligjshme dhe dezinformimi janë dy nga mjetet më të fuqishme të "pushtetit të mprehtë" që Kremlini ka përdorur për të minuar proceset demokratike në Europën Juglindore. Përdorimi i këtyre mjeteve ka krijuar gjithashtu një terren të favorshëm për ndikimin gërryes të Kinës dhe fuqive të tjera autoritare.
Lexo Policy Brief te plote ketu.