Më 29 korrik 2021, ACER, në bashkëpunim me IDM Shqipëri brenda Projektit SELDI, organizoi në platformën online Zoom punëtorinë me temë "Rritja e Rolit të Shoqërisë Civile në Luftën Kundër Korrupsionit." Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin aktorë të shoqërisë civile, sektori publik dhe institucione të ndryshme në fushën e qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, ku u diskutuan gjetjet dhe u dhanë rekomandime lidhur me anketën e realizuar në vitin 2021, e cila u fokusua në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në Shqipëri.
Për më shumë informacion, kontrolloni raportin. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri.