CBC Shqipëri-Kosovë, Projekti i Ujit të Pastër në Gjakovë dhe Kukës
ACER organizoi një takim informativ më 23 tetor 2020, në orën 11:00, në lidhje me “Projektin për Ujin e Paster në Gjakovë dhe Kukës” me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse të Rajonit të Kukësit, përmes Platformës Google Meet. Ky projekt është pjesë e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC) mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe zbatohet nga një konsorcium organizatash jofitimprurëse: SHE-ERA (partneri kryesor në Kosovë) dhe ACER (partneri lokal në Shqipëri, gjithashtu i njësive të qeverisjes lokale: Komuna e Gjakovës (Kosovë) dhe Komuna e Kukësit (Shqipëri). Projekti ka nisur zbatimin nga janari i vitit 2020 dhe do të përfundojë në dhjetor 2022. Klikoni mbi titullin për fletushkën informuese të projektit.
Leaflet shqip