Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) është anëtare e:

Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF)

Forumi Kombëtar i Biznesit është një rrjet i hapur i Shoqatave të Biznesit dhe Dhomave të Tregtisë. Ky Forum u krijua më 22 Nëntor 2013 dhe u themelua nga 9 organizata. Anëtarët e Forumit nënshkruan një “Memorandum Anëtarësie” dhe ranë dakord të punojnë së bashku përçështje me interes të përbashkët.

 

 

American Chamber of Commerce in Albania (AMCHAM)


AMCHAM është një organizatë për promovim dhe zhvillim, e cila fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë dhe në përmirësimin e klimës së biznesit midis bizneseve, organizatave apo investitorëve shqiptarë dhe amerikanë etj.

 

Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI)


Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) është një koalicion për anti-korrupsionin dhe mire-qeverisjen i krijuar në nëntor të vitit 2012 nga 17 OSHC partnere nga 9 vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia). Nga viti 2016, ajo përfshin 29 anëtarë nga njëmbëdhjetë vende (përfshirë Moldavi dhe Rumani). Rrjeti është duke vepruar në bazë të strategjisë së përbashkët dhe agjendën e miratuar të veprimit. Qëllimi i iniciativës rajonale është të kontribuojë për një shoqëri civile dinamike në rajon, të aftë për të marrë pjesë në debate publike dhe të ndikojë në politika dhe në proceset vendimmarrëse në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë.