31 Gusht, 2021- Takim në Kukës në kuadër të projektit për "Ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës"

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në kuadër të projektit për "Ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës", organizoi një takim në Pallatin e Kulturës në Kukës me përfaqësues të Bashkisë, Agjensisë të Ujërave dhe Turizmit dhe Shoqërisë Civile. Takimi u realizua në drejtimin e zotit Bukurosh Ozuni, ekspert lokal i ACER në Baskinë Kukës. Z.Arben Palushi prezantoi gjetjet e studimit mbi hartëzimin e mbeturinave në lumenjtë e Bashkise Kukës dhe Z. Bukurosh trajtoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe problematikat kryesore mjedisore ne Kukës.

Për më shumë informacion në lidhje me takimin klikonin linkun e mëposhtëm: 

ACER_Raport per Takimin e zhvilluar ne Pallatin e Kulturës, Kukes dt 31.08.2020

30 Qershor, 2021 - Takim në Bashkinë e Kukësit me përfaqësues të Bashkisë, Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve dhe Shoqërisë Civile

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER),në kuadër të projektit për "Ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës", organizoi një takim në Bashkinë e Kukësit me përfaqësues të Bashkisë, Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve dhe Shoqërisë Civile.Takimi u realizua në drejtimin e zotit Bukurosh Ozuni, ekspert lokal i ACER në Baskinë Kukës. Të ftuar në takim ishin edhe nënkryetari i Bashkisë zoti Granit Gjana, përfaqësues nga organizata partnere në implementimin e projektit Women's Business Association SHE - ERA zoti Alban Sylafeta dhe përfaqësues së organizatave të tjera lokale që operojnë në Kukës. Kordinatorja e kërkimit znjsh Bylyre Serjanaj prezantoi gjetjet e studimit të realizuar nga ACER "Vlerësimi i kapaciteteve të organizatave jofitimprurëse në Kukës me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe mirë menaxhimin mjedisor" dhe Asistentja e kërkimit pranë ACER znjsh Ervi Kosta bëri një prezantim mbi performancën e sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve.

Për më shumë informacion në lidhje me takimin klikonin linkun e mëposhtëm: 

ACER_Raport per Takimin e zhvilluar ne Bashkine e Kukesit (30 Qershor)

8 Prill, 2021: SELDI - Webinar, Zoom Platform
"Reformat Antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor"

Forumi vjetor anti-korrupsion i SELDI-it, diskutoi axhendën anti-korrupsion të Ballkanit Perëndimor për dekadën e ardhshme. Gjatë këtij eventi, iniciativa SELDI prezantoi Raportin e fundit Rajonal Antikorrupsion, i cili siguron një vlerësim dy-vjetor shumë faktorësh të cenueshmërisë së korrupsionit dhe kapacitetit anti-korrupsion të rajonit.

Raporti Rajonal Antikorrupsion i SELDI-it paraqet vlerësimin e shoqërisë civile të faktorëve rregullatorë dhe institucionalë që mundësojnë korrupsionin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe thekson disa nga politikat më prioritare. Mjetet e monitorimit të SELDI-it ofrojnë të dhëna për përhapjen aktuale të dy llojeve të korrupsionit - korrupsioni administrativ (ryshfet), i cili prek individët dhe bizneset dhe kapja e shtetit (korrupsioni i madh) që ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe qeverisë.

20 Nëntor, 2020: SELDI - Webinar - Zoom Platform
"Ekonomia informale në Ballkanin Perëndimor"

Sipas Indeksit të Punësimit të Fshehtë të SELDI-it midis 2016 dhe 2019, punësimi i fshehtë (informal) është rritur në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është i vetmi vend që tregon një rënie që nga viti 2016, ndërsa Kosova mbetet vendi me pjesën më të lartë të punësimit të fshehtë.

Për më shumë shih: https://seldi.net/news-and-events/hidden-economy-in-the-western-balkans-challenges-and-lessons-for-economic-recovery-and-convergence/

2020: CBC Shqipëri-Kosovë, Projekti për Ujë të Pastër në Gjakovë dhe Kukës

ACER zhvilloi një takim informues në 23 Tetor 2020, ora 11:00, në lidhje me "Projektin për Ujë të Pastër në Gjakovë dhe Kukës" me përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse të Qarkut të Kukësit, përmes platformës Google Meet. Ky projekt është pjesë e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC) midis Shqipërisë-Kosovës dhe zbatohet nga një konsorcium i organizatës joqeveritare: SHE-ERA (partneri kryesor në Kosovë) dhe ACER (partneri lokal në Shqipëri, gjithashtu i njësive lokale qeveritare: Komuna e Gjakovës (Kosovë) dhe Bashkia e Kukësit (Shqipëri). Projekti ka filluar zbatimin nga janari 2020 dhe do të finalizohet në dhjetor 2022. Klikoni në titull për broshurën informuese të projektit.

2020: Pjesëmarrje dhe Prezantim në Konferencën e World Vision Albania

Prezantimi i raportit përfundimtar: "Studimi mbi shërbimet dhe ndihmën e ofruar për të kthyerit në nivel lokal, në 13 bashki të Shqipërisë"

2016: Konferencë Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore

Më 12 maj 2016, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) prezantoi gjetjet e Raportit të Vlerësimit të Korrupsionit (SMK) 2016 për Shqipërinë, përgatitur në kuadër të projektit SELDI. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit për Shqipërinë tregojnë se pothuajse një në dy shtetas shqiptarë të rritur pranojnë se u kërkohej drejtpërdrejt ose indirekt ryshfet prej zyrtarëve publikë (49.6%). Përkatësisht, kjo tregon një përkeqësim me rreth 5 përqind krahasuar me studimin e vitit 2014. Kjo tregon se ka pasur një rritje të vetë-pranuar të presionit të korrupsionit nga zyrtarët publikë ndaj qytetarëve. Si pasojë, përfshirja e qytetarëve në korrupsion është rritur gjithashtu pak. Ka një rritje të vogël me 1 përqind të të anketuarve që pranojnë të japin ryshfet zyrtarëve publikë, krahasuar me dy vjet më parë.

2014: SELDI Konferenca Rajonale për Mirë-Qeverisjen dhe Sfidat e Politikave Anti- Korrupsion në Shqipëri

Më 13-14 Nëntor, u organizua në Tiranë, Konferenca Rajonale për Mirë-Qeverisjes dhe Sfidat e Politikave Anti-Korrupsion nga Rrjeti i Lidershipit Juglindor për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), në bashkëpunim më Nismën Rajonale të Anti Korrupsionit (RAI) dhe Ministrinë e Shtetit për çështjet vendore në Shqipëri.

Dita e parë lidhej më Monitorimin e Korrupsionit dhe Anti-Korrupsionin në Evropën Juglindore: Sfidat e politikave dhe Roli i shoqërisë Civile. Në ditën e dytë fokusi ishte te Parandalimi i Korrupsionit duke Vlerësuar Risqet e tij.

2014: SELDI Prezantimi i Raportit të Vlerësimit të Monitorimit të Korrupsionit, Shqipëri

Më 24 Tetor, 2014 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në bashkëpunim me House of Europe, organizoi një Tryezë të Rrumbullakët në të cilën u publikua Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit për Shqipërinë. Në këtë Tryezë të Rrumbullakët u prezantuan gjetjet kryesore që u nxorën nga studimi i zhvilluar në Shkurt-Mars, 2014 duke ndjekur metodologjinë Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit, që ishtë implementuar nga 8 shtete të tjera, që janë anëtarë të SELDI. Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga organizatat e shoqërive civile të cilat merren më çështjet e korrupsionit në Shqipëri.
Ky raport është përgatitur në kuadër të SELDI. Për më shumë informacione për këtë rrjet, kliko tek www.seldi.net.