Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit në Shqipëri, 2016

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndërmori në fillim të vitit 2016 një sondazh kombëtar me 1000 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, duke hetuar përvojën e qytetarëve me presionin e korrupsionit, përfshirjen dhe perceptimet mbi nivelin e përpjekjeve për korrupsion dhe anti-korrupsion. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri për vitin 2016 tregojnë se gati një në dy qytetarë të rritur shqiptarë pranojnë se u është kërkuar direkt ose indirekt ryshfet nga zyrtarët publikë (49.6%). Kjo tregon një rritje në presionin e korrupsionit nga zyrtarët publikë ndaj qytetarëve në krahasim me vitin 2014 me rreth 5 për qind. Grupet e perceptuara nga qytetarët si më të korruptuarit janë gjykatësit, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë, partitë politike dhe liderët politikë. Niveli i lartë për gjyqtarët pasqyron realitetin. Sistemi gjyqësor në Shqipëri vuan nga një sërë problemesh në mënyrën e të organizuarit, nga statusi i gjyqtarëve, deri në mungesën e standardeve evropiane në funksionimin e tij. Disa nga rekomandimet kryesore që kanë të bëjnë me masat institucionale dhe politikat anti-korrupsion, të shprehurq në Raportin e Vlerësimit të Korrupsionit në Shqipëri për vitin 2016 janë:

• Zhvillimi i një qasje proaktive ndaj praktikave të përmirësuara në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet zbatimit në kohë të masave të veçanta  rregullatore dhe institucionale anti-korrupsion;
• Forcimi i përgjegjshmërisë institucionale përmes sistemeve të brendshme dhe të jashtme të monitorimit dhe të mirë zbatimin të parimeve të transparencës së qeverisjes;
• Zhvillimi i një bashkëpunimi gjithëpërfshirës brenda organeve institucionale dhe ndërmjet strukturave qeveritare dhe joqeveritare për të sbërë të krijuqr hapësira që zëri i “sektorit të tretë” të dëgjohet.

Teksti i plotë i raportit (Adobe PDF, Anglisht)
Teksti i plotë i raportit (Adobe PDF, Shqip) 
Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni në Shqpëri dhe në Evropën Juglindore: Rezultatet e Monitorimit 2016 dhe e Ardhmja